Çarshia e Sarajevës vendi i mbijetesës dhe restoranteve me nam të shqiptarëve (FOTO)

Një fjalë e vjetër karakterizon turizmin në kryeqendrën boshnjake: “Nëse nuk ke vizituar “Çarshinë e Vjetër”, nuk ke vizituar Sarajevën”.

Çarshia në Sarajevë
Çarshia në Sarajevë

Gjithçka parakalon nëpër rrugët me kalldrëm, kultura e vjetër qytetare, historia dhe bëmat e luftës që për shumë vizitorë përkujtojnë ngjarjet ku viktimat ishin të shumta nga shpërthimet mu në mes të “Çarshisë”.

Çarshia në Sarajevë

Pikërisht nga kjo lagje e vjetër, Portalb sjell rrëfimin e mbijetesës dhe ngritjes së vazhdueshme të pronarëve shqiptarë që tani më njihen në Çarshinë e Sarajevës me namin e restoranteve ku ofrohen specialitete karakteristike.

Çarshia në Sarajevë

Anësh rrugicave të ngushta në formën e kalitur arkitekturore që rruajnë vjetërsinë e një trashëgimie artizanale, qëndron një numër i madh i objekteve në formën e shtëpizave që me kalimin e kohës janë shndërruar në objekte hoteliere.

Çarshia në Sarajevë

Në lagjet më të frekuentuara të Sarajevës, zë fill edhe puna e shumë shqiptarëve, që në vitet e hershme. Ata në fillim përbënin vetëm një krah të lirë punë për tu bërë më vonë pronar të shumë dyqaneve.

Çarshia në Sarajevë

Shumë shqiptarë kanë arritur që t’i rezistojnë kohës së luftës dhe të vazhdojnë veprimtarin e trashëguar nga të parët.

Çarshia në Sarajevë

Në mesin e 15 familjeve shqiptare nga Maqedonia që tani më jetojnë në Bosnjë, disa prej tyre kanë dyqanet më të njohura në “Çarshinë” e Sarajevës.

Çarshia në Sarajevë

Kualitetit të një skare plotë shije që shërbehet në qebaptoren e familjes Memeti, nuk ka si t’i rezistojnë turistët e shumët por edhe kalimtarët e rastit.

Çarshia në Sarajevë
Burektorja e familjes Memedi

Të parët e familjes Memedi në Sarajevë janë që nga viti 1968. Nga shërbyes të thjesht ata lënë për pasardhësit e tyre një biznes familjar që ndër vite rruajnë cilësinë e shërbimit dhe kualitetin e gatimit.
Haris Memeti është nga fshati Çajle i Gostivarit. Kjo familje ka shitoren e tyre në Çarshi e Sarajevës. Të parët e tyre kanë ardhur në Sarajevë që në vitin 1968. Qebaptorja e familjes Memeti është e njohur në Sarajevë, kjo falë kualitetit dhe shërbimit të mirë që është i njohur ndër vizitorët e Çarshish së Sarajevës.
Familja Mehmeti tani me mund të konsiderohet si e vendit. Brezi i dytë po kryen shkollën në Sarajevë.

Çarshia në Sarajevë

Mitat Fida, nga fshati Balindoll prej vitesh kanë byrektoren dhe ëmbëltoren e tyre në Sarajevë. Biznesi i tyre familjar thotë Fidani i mbijetoi luftës me gjithë problemet që krijoi ajo.

Çarshia e Sarajevës
Burektorja e familjes Fida
Pamje nga Sarajeva
Burektorja e familjes Fida

Faton Iseni, trashëgon shitoren e babait të tij i cili me vite të tëra ka punuar dhe jetuar në Sarajevë. Të mbijetosh në një vend të huaj nuk ka qenë e lehtë. Fatoni thotë se të parët e tyre kanë punuar me përkushtim dhe e njëjta gjë vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Pamje nga Sarajeva (20)
Ëmbëltorja e familjes Iseni

Familjet shqiptare që jetojnë në Sarajevë, konsiderohen si banorë të vendit. Brezat më të rijnë kanë kryer shkollat dhe janë të orientuar që të vazhdojnë dhe risin bizneset që i kanë trashëguar nga prindërit e tyre. Përkundër kësaj ndenje ata thonë se janë shumë të interesuar për vendlindjen, ndonëse nuk shprehen të sigurt nëse një ditë do të kthehen përgjithmonë ne vendin e tyre.

Pamje nga Sarajeva

Pamje nga Sarajeva (36)

Pamje nga Sarajeva (32)

Pamje nga Sarajeva (28)

Pamje nga Sarajeva (27)

Pamje nga Sarajeva (22)

Pamje nga Sarajeva (11)

Pamje nga Sarajeva (10)

Pamje nga Sarajeva (9)

Pamje nga Sarajeva (8)

Pamje nga Sarajeva (7)

Pamje nga Sarajeva (6)

Pamje nga Sarajeva (5)

Pamje nga Sarajeva (4)

Pamje nga Sarajeva (3)

Pamje nga Sarajeva (2)

 

Tags

Lajme të ngjashme