Pollogu, vendi ku mbretëron varfëria

Pas 21 vitesh pavarësi dhe 20 vite mëvetësi monetare, Maqedonia ende është para portave të granteve për siguri politike, ekonomike dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dy dekadat e kaluara, shkalla e papunësisë mbeti treshifrore , po ashtu edhe shkalla e varfërisë. Ja parametrat kyç për ekonominë, 21 vite pas shtetformësisë.

Bruto Prodhimi Vendor
Pa rënie dramatike por edhe pa shkallë të rëndësishme të rritjes kaluan 20 vitet e fundit nga mëvetësimi monetar i vendit. Deri në vitin 1996 BPV në kontinuitet ka pasur parashenjë negative, për herë të parë shkalla e rritjes ekonomike shkoi në pozitive në vitin 1996 në 1.2 për qind.  Por deri sot, asnjë Qeveri nuk arriti të sigurojë shkallë të rritjes ekonomike prej 7 për qind. 

Analiza e Portalb tregon se viti ekonomik rritës ka qenë 2007-ta me shkallë të rritjes prej 6.1 për qind. Gjatë dy viteve të fundit (prej kur matet BPV-ja), pesë vite kaluan në negativitet, ndërsa vitet tjera shënohen me rritje “zvaritëse” ekonomike.

BPV ndër vite
1993                -7,5%
1994                -1,8%
……..
……..
2001                -4,5%
2007                6,1%

Analizuar sipas rajoneve, jetesë më të varfër jetojnë qytetarët e rajonit të Pollogut, i cili më së shumti ngec prapa mesatares maqedonase të BPV-së, pastaj vijon rajoni verilindor ndërsa në vendin e tretë sipas shkallës më të ulët të BPV-së është rajoni jugperëndimor. Analiza tregon se në vend të zhvillimit të barabartë ekonomik, në rajonin e Pollogut nga viti 2003 e këndej edhe më shumë është rritur boshllëku krahasuar me rajonet e zhvilluara.

Papunësia
Bindshëm, ekonomia mbeti lider në Evropë sipas shkallës së papunësisë, 21 vite pas pavarësisë, asnjë garniturë qeveritare nuk arriti të përballet me shkallën treshifrore e papunësisë. Nga viti 1993, kur ajo ishte 27.7 për qind deri më sot mbahen vetëm nuanca  prej 30 për qind deri në 37 për qind – shkallë të papunësisë. Edhe matjet më të reja të fundit tregojnë se në kuartalin e parë të vitit shkalla arrin 31.6 për qind. Analiza tregon se nga numri i përgjithshëm prej 255.949 të papunësuar që janë të regjistruar në Agjencinë për punësim, 169.693 janë maqedonas, 57.457 janë shqiptarë, 11.270 romë ndërsa 9.919 janë turq.
Përqindja më e madhe e të papunësuarve është tek maqedonasit me 66 për qind dhe shqiptarët me pjesëmarrje në papunësinë e përgjithshme prej 22.3 për qind.

Varfëria
Papunësia e lartë e bën të veten, çdo qytetar i tretë jeton në varfëri. Çështja ekzistenciale sot, 21 vite pas mëvetësimit, i mundon 30.4 për qind e qytetarëve. Varfëria më e thellë është në familjet shumëanëtarëshe dhe tek të papunët. Madje 48.5 për qind e të varfërve jetojnë në familje me 5 ose më shumë anëtarë.

Shkalla e varfërisë

2011                      30,4%
2010                      30,9%
2009                      31,1%
2008                      28,7%
2007                      29,4%

Por pikërisht matja e fundit e statistikës për varfërinë zbuloi një trend alarmant, varfëria në mënyrë drastike po rritet tek “klasa e mesme”, e ato janë familjet klasike me vetëm dy fëmijë. Shkalla e varfërisë tek këto amvisëri në vitin 2011 u ngjit në 35.1 për qindnë krahasim me vitin 2009 kur kjo shkallë arrinte 27.1 për qind.

Stabiliteti çmimor
Ajo që përshkruhet si sukses gjatë viteve të fundit është stabiliteti i kursit të denarit. Fillimisht i lidhur për markën gjermane, ndërsa tani edhe për euron, denari mbahet fiks, që është garanci për stabilitet çmimor. Megjithatë ky koncept tashmë e ndan opinionin e ekspertëve ekonomik, i cili në modelin e kursit “të betonuar” të denarit shikon frenues për zhvillimin ekonomik. Kompanitë që eksportojnë gjithnjë e më shumë kërkojnë që nga pushteti monetar dhe nga ai fiskal t’i heqin pengesat, të sigurohet fleksibilitet që në afat të gjatë do të mundësojë përforcimin e pozitës konkurruese të prodhimeve ende të dobëta të Maqedonisë.
Atë që opinioni i ekspertëve e konsideron si të padyshimtë është edhe fakti se ekonomia e Maqedonisë, pa integrimin në organizatat evroatlantike, mbetet “zonë e përhimtë” në Ballkan dhe në Evropë. /Portalb

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme