E lindur si djalë, tani “Miss Spanja” (VIDEO)

Qëllimi i saj është të jetë një zëdhënëse për përfshirjen, respektin dhe diversitetin, jo vetëm për komunitetin LGBTI, por për të gjithë botën, ka thënë një vajzë e re, e lindur në Spanjë si djalë.

Pesë vjet më parë, në Spanjë, në konkursin e bukurisë “Miss World Spanja” u hoq ndalimi i konkurrimit për njerëzit transgjinorë, transmeton Telegrafi.

Angela Ponc (26 vjeçe) është personi i parë transgjinor për të konkurruar në garën e “Miss World” dhe është e angazhuar kryesisht në respektimin e diversitetit.

 Angela Ponc

“Qëllimi im është të jem zëdhënëse për përfshirjen, respektin dhe diversitetin, jo vetëm për komunitetin LBGTI, por për të gjithë botën,” tha Angela.

Ky nuk është konkursi i parë i bukurisë në të cilin ajo merr pjesë. Ajo ka lindur si djalë në Sevilje, dhe tani është përzgjedhur “Miss Spanja”.

Fotografitë e saj janë bërë hit në rrjetet sociale, teksa shumica e komentuesve e kanë paragjykuar, duke thënë se ajo nuk është e denjë ta përfaqësojë shtetin spanjoll në garën e bukurisë “Miss World”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.