Botërori nxjerr në pah yjet e Brazilit dhe nënat beqare

Pas një këndi ku qëndronte një anëtar i një grupi kriminal me pistoletë në brez dhe pushkë automatike në duar, në lokalin “Complexo do Alemao”, në njërën prej favellave të Rios, po shfaqej një ndeshje e botërorit “Rusia 2018” në një ekran të madh.

Në turmën që e përcillte ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Meksikës, gratë me fanella ishin më në numër sesa meshkujt, ndërsa fëmijët kërcenin në një trampolinë dhe në faqe kishin të pikturuar flamurin brazilian, transmeton Koha.net.

“Këtu i takon të gjithë, atmosfera është e mrekullueshme”, thotë Maira Quirino (26), e cila si shumë gra në lokal, është nënë beqare.

Përfaqësuesja e Brazilit deri më tash ka pasur një botëror të suksesshëm, por jo spektakolar. Brazili është kualifikuar në çerekfinale dhe për një vend në gjysmëfinale do të luajë kundër Belgjikës.

Mirëpo jashtë fushës ky turne ka nxjerrë në qendër të vëmendjes nënat e futbollistëve të Brazilit me tregimet e tyre për jetën jo aq të zakonshme dhe aspak të lehtë. Plot gjashtë lojtarë të Brazilit – Miranda, Thiago Silva, Marcelo, Casemiro, Paulinho dhe Gabriel Jesus – janë rritur pa baballarë, pra vetëm me nëna.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.