Elbasan, grabitësi plagos me gërshërë 3 policë

Tre punonjës policie u lënduan ndërsa përpiqeshin të ndalonin një person që donte të grabiste një dyqan në lagjen “5 Maji” të Elbasanit.

Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç, nën kërcënimin e gërshërëve ka marrë rreth 20 mijë lekë nga dyqani dhe është larguar. Ai është ndaluar më pas nga policia dhe incidenti, sipas njoftimit, duket se ka ndodhur në momentin që i ndaluari është përpjekur që të dëmtojë veten e tij, transmeton TCH.

Gjatë neutralizimit të autorit janë lënduar 3 policë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.