Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira lokale dhe me erë të lehtë me drejtim të ndryshueshëm. Pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër dhe bubullima, kryesisht në rajonet malore.Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 17, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 34 gradë Celsius.

UV-indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale dhe me erë të lehtë me drejtim të ndryshueshëm. Pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër dhe mot jostabil. Temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 31 gradë Celsius.

Nga e marta temperaturat do të rriten, por edhe më tej do të ketë kushte për mot të paqëndrueshm afatshkurtër në zonat malore. Të mërkurën, priten vranësira të vogla dhe mot më i freskët dhe i paqëndrueshëm në veri të vendit. Pastaj fundjava do të jetë kryesisht me diell, por me erë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.