TV “NOVA” e Sead Koçanit tani më zyrtarisht po falimenton

Televizioni “Nova” i biznesmenit Sead Koçan tanimë edhe zyrtarisht po shkon në falimentim, kështu është publikuar sot në rubrikën ditore. Për kujdestar të falimentimit është emëruar Hristina Jonovska nga Shkupi. Kreditorët duhet që në afat prej 15 ditëve t’i paraqesin kërkesat e tyre nga kujdestari.  Seanca e parë për shqyrtimin e kërkesave dhe raporteve nga Kuvendi i kreditorëve do të më 28 shtator, transmeton Portalb.mk.

43 të punësuar dhe ish të punësuar në televizionin “Nova” kanë ngritur procedurë parafalimentuesse për 7 rroga të papaguara, nga tetori e këndej. Televizioni, përveç programit të vjetër, filloi të emitojë emisione të të tjerëve që janë të përafërt me VMRO-DPMNE-në.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.