Qeveria: Vendimi Ivanovit nuk do të ndikojë në zbatimin e Marrëveshjes për emrin

“Mosnënshkrimi i dekretit për Marrëveshjes me Greqinë nga ana e presidentit, Gjorge Ivanov për Qeverinë është hap i pritur, por i njëjti nuk do të ndikojë në zbatim”, thuhet në reagimin e sotëm të Qeverisë pasi që Ivanov e ktheu dekretin për emrin pa nënshkrim, njofton Portalb.mk.

“Vendimi i Ivanovit nuk ndikon në hapat, gjegjësisht implementimin e fazave të marrëveshjes. Qeveria e Greqisë tanimë ka dërguar letër deri te BE dhe NATO”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Nga Qeveria përsëritin se vullneti i qytetarëve që do të shprehet në referendum do të jetë i obligueshëm për të gjitha subjektet politike pa dallim se në çfarë forme do të jetë deklarimi i qytetarëve.

Presidenti Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.