MBPEU reagoi ndaj partisë BESA, konkursi për punësim është për të gjitha bashkësitë etnike

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MPBEU) përmes një kumtese i demanton akuzat për diskriminim ndaj bashkësive etnike në konkursin për punësim nr.70/2018 nga Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin.

Sipas tyre,  partia në fjalë shpërndan informata të pavërteta dhe të pa-verifikuara në mediume me qëllim të manipulojë me opinionin.

“Konkursi për punësim nr.70/2018, të cilin MBPEU e ka shpallur më datë 11.06.2018, është i përpunuar sipas dispozitave ligjore pozitive dhe planit vjetor për punësim të vitit 2018. Në të  njëjtin është e ruajtur mundësia që edhe bashkësitë e tjera etnikë të kenë të drejtë aplikimi. Njëherit nga gjithsej 42 vende pune është e paraparë mundësia që të aplikojnë 28 aplikues nga komuniteti  maqedonas, 10 aplikues nga komuniteti shqiptar, 2 aplikues nga komuniteti turk, 1 aplikues nga komuniteti rom,  dhe 1 aplikues nga komunitetet e tjera në Republikën e Maqedonisë.” thuhet në kumtesë.

Sa i përket përdorimit të gjuhës maqedonase, MPBEU thekson se ministria nuk i parasheh kushtet e përgjithshme të konkursit, por sipas këtij institucioni, ata taksativisht janë të parapara në nenin 31 paragrafi 1 të Ligjit për Nëpunës administrativ.

“Këtu janë të parapara kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për punësimin e një nëpunësi administrativ.” thuhet mes tjerash në kumtesë.

Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: Ministria e Bujqësisë ka shpallur konkurs diskriminues

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.