Marrëveshja për ermin nuk ka asnjë lidhje me varrezat ortodokse maqedonase

Profesoresha universitare dhe lideri i”Glas za Makedonija” (Zëri i Maqedonisë), Sollza Grçeva, këto ditë (18.06.2018), duke folur në protest kundër marrëveshjes së arrirë me Greqinë për çështjen emrit, tha edhe qëndrimin në vazhdim të cilin e vlerësojë si të pavërtetë. 

Duan që ne të mos varrosemi në varrezat sllavo-maqedonase, por ne duk do ta lejojmë këtë

Këtë deklaratë të profesoreshës Sollza Grçeva në të cilën kritikojnë qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se për shkak të Marrëveshjes me Republikën e Greqisë qytetarëve do t`ju ndalohet që të varrosen në varrezat ortodokse maqedonase, është e pavërtetë. 

Nëse shihet Marrëveshja me të cilën zgjidhjet çështja prej shumë dekadash e emrit, e cila sot (20.06.2018) është ratifikuar dhe në Kuvendin e RM-së, ndërsa Qeveria para një jave e publikoi në ueb-faqen e saj, mund të shihet se në të nuk ka asnjë dispozitë që parasheh që qytetarët të mos varrosen në varrezat ortodokse-maqedonase, siç thotë edhe Grçeva.

Përkundër pretendimit të saj, kjo pyetje fare nuk përmendet në këtë dokument me të cilin emri i ri i shtetit është “Republika e Maqedonisë Veriore”, për përdorim të përgjithshëm me përkthim në të gjithë gjuhët. Faktikisht, Marrëveshja me Republikën e Greqisë nuk ka ndonjë pikë e cila përmend varrezat ortodokse-maqedonase.

Kështu që, deklarata e Grçevës është јо е saktë, ajo dezinformoi opinionin dhe pa nevojë e elektrizon atmosferën mes qytetarëve, pavarësisht asaj se profesoresha, me shumë siguri, këtë e bën në funksion të mbledhjes së pikëve politike.

BURIMI: Vertetmates.mk

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.