Skandaloze, para ryshfeti, pastaj puna dhe biznesi!

Të dhëna alarmante zbuloi hulumtimi i paradokohshëm për korrupsion të cilin e bëri Konfederata e punëdhënësve të Maqedonisë. Madje 65 për qind e kompanive të anketuara janë prononcuar se kanë dhënë ryshfet, para, dhurata për të shtyrë ndonjë punë administrative. Derisa pushteti lavdërohet se nga Maqedonia ka bërë “top-reformator”, biznesi po përjeton një realitet paksa më ndryshe. Në vend të parë sipas pranisë së korrupsionit janë furnizimet publike, veçmas ato që zbatohen në shëndetësi. Biznesmenët theksuan se kanë perceptim për procedura korruptive dhe për marrjen e licencave dhe lejeve të ndryshme.

“Informata se 65 për qind e të anketuarve, të cilët kanë deklaruar se kanë dhënë njëfarë forme të ryshfetit apo dhuratës për të kryer ndonjë punë, ndoshta do të ishte më e madhe nëse përfshiheshin numër më i madh i ndërmarrjeve të anketuara, megjithatë ata që ishin të sinqertë me ne atë e konfirmuan”, thekson Mile Boshkov, njeriu i parë Konfederatës së punëdhënësve. 

“Mendoj se jo vetëm në furnizimet publike apo thënë sipas sektorëve, të shëndetësisë, arsimit, licencave të siguruara, dokumenteve transportuese, në përgjithësi mendojmë se çdoherë duhet të shtyhet puna apo të paguhet për të fituar përparësi, përpunimin sa më të shpejtë të të dhënave, shërbim më të shpejtë”, shton Boshkov.

Portalb bën të ditur se ku, sipas biznesmenëve më së shumti lulëzon korrupsioni.

1.Furnizimet publike

Madje 60 për qind e përgjigjeve të biznesmenëve theksojnë për ndjenjat e fuqishme negative dhe perceptimin lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve për furnizime publike në kartelin e parë të vitit.

2. Korrupsion në sistemin shëndetësor

Perceptimi për sistemin e shëndetësisë është negativ në bazë të perceptimit global për situatën në shëndetësi, shkruan në Raportin për korrupsion, që nga ana tjetër  mbushet me pohime të pushtetit për reforma thelbësore në këtë sektor.

3. Korrupsion në procedurat e tenderit

Në pyetjen “A keni arsyeje për të besuar se konkurrentët tuaj me të padrejtë kanë fituar tender” – madje 48 për qind e kompanive deklaruan se besojnë se konkurrentët e tyre  kanë ndikuar me padrejtësi në procedurat e tenderit.

“Në shumë segmente kemi korrupsion, gjegjësisht fakt është se ai është i pranishëm, por duhet të thuhet se perceptimi për korrupsion është një gjë, ndërsa vet përvoja për korrupsion është një gjë krejtësisht tjetër. Ne konsiderojmë se nga ana e biznes bashkësisë duhet haptazi të flitet për korrupsionin, madje kur ai nxitet nga biznesmenët”, vlerëson Boshkov.
Biznesi, sipas këtij hulumtimi, thekson se edhe më tej ka perceptim për korrupsion të pranishëm gjatë marrjes së lejeve për blerjen e truallit, korrupsion në marrjen e lejeve në biznesin farmaceutik, korrupsion në konteste të bizneseve.

Përparim apo ngecje në korrupsionin?

Derisa pushteti pohon se Maqedonia po shënon hapa serioze në luftën me korrupsionin, sektori joqeveritar, përmes raporteve të tij thekson se gjendja është më e keqja deri më tani. Korrupsioni e gjeti vendin e vet edhe në raportin e sivjetmë të Stejt departamentit në të cilin u tha se ka “nivel të konsiderueshëm të korrupsionit në pushtet për mosndëshkimin e policisë”. Argument kyç për pushtetin se ka hapërim në luftën me korrupsionin është Raporti për Indeksin e perceptimit për korrupsionin, sipas të cilit Maqedonia nga pozita e 105-të (në vitin 2005) tani është në pozitën e 68-të. Por nga Transparency Internacional” – ndryshe i lexojnë këto shifra. Nga ky institucion theksojnë se gjendja po përkeqësohet, nëse dihet se pozita e 68-të praktikisht paraqet rënie prej 6 pozitave në krahasim me vitin paraprak. Në raportin më të ri kundër korrupsionit nga Transparensy Internacional, me titull “Para, politikë dhe pushtet: rreziqe korruptive në Evropë, theksohet se në zingjirin korruptim janë përfshirë biznesi, partitë politike dhe servili publik. Ajo që më së shumti i shqetëson anti-korruptuesit, është pikërisht trendi i rritjes së korrupsionit, prej të cilit nuk është kursyer asnjë vend. Veçmas si kritike raporti i potencon ekonomitë e Greqisë, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë, autoritetet e të cilave treguan mungesë të sjelljes së përgjegjshme me paratë e qytetarëve. Hungaria, Sllovakia dhe Çekia theksohen si vende të reja të Bashkimit Evropian të cilat ngecin në luftën kundër korrupsionit. Krahas ligjeve ekzistuese, ekspertët e Transparency theksojnë se urgjentisht duhet të miratohet ligj për mbrojtjen e “informatorëve”, njerëzit që tregojnë dhe paraqesin korrupsion jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.

                                                Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme