Qytetarët në hall me borxhe – përmbaruesit trokasin në derë!

Shkruan: Aneta Dodevska

Brenda vetëm një dite, vetëm në një gazetë të përditshme u publikuan pesëmbëdhjetë shpallje të përmbaruesve për shitje të ndërtesave, banesave, truallit, mobilje në vlerë prej një çmimi fantastik 1 milion e 999 mijë euro, gjegjësisht afër 2 milionë euro. Bankat padisin qytetarë dhe ndërmarrje, kompanitë paditen mes veti, ndërmarrje kërkojnë pagesën e borxheve nga qytetarët – në rrethin e borxheve nuk kursehet askush.

Skajshmëria në pagesën e kërkesave shkon deri aty saqë një kompani telekomunikacioni përmes vendimit ekzekutiv dëshiron t’i paguhet borxh prej vetëm 8.251 denarë prej një qytetari. Prej një zyre përmbaruesish nga Shkupi për Portalb e konfirmojnë këtë trend.

“Është e vërtetë se rritet numri i vendimeve përmbaruese për shumë arsyeje – bankat kërkojnë pagesën e borxheve për kredi të papaguar jo vetëm të qytetarëve, port ë ndërmarrjeve. Këtu janë kompanitë e sektorit privat që në njëfarë mënyre tentojnë të paguajnë një pjesë të kërkesave të ndërsjella” – sqarojnë përmbaruesit. Edhe analizat e Bankës Popullore tregojnë trend rritës te llogaritë e bllokuara të ndërmarrjeve dhe qytetarëve.

Sipas raportit më të ri të BPRM-së momentalisht janë bllokuar rreth 130000 xhirollogari përmes vendimeve gjyqësore për pagesë të detyrueshme të borxheve. Numri I llogarive të bllokuara vazhdimisht rritet. Në prill, krahasuar me muajin e parë të këtij viti ai është rritur për 9.122 llogari të reja të bllokuara. Tmerrues është informata se në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, tani numri i llogarive të bllokuara është rritur për plot 33.420 llogari.

Numri i llogarive të bllokuara
_____________________________
Prill 2012 –     126. 096
Prill 2011-         95. 676 
Prill 2010 –        66. 533 
Prill 2009 –        30. 910 

Kjo analizë e Portalb tregon se vetëm brenda 4 viteve numri i xhirollogarive të bllokuara të qytetarëve dhe të ndërmarrjeve është rritur për 4 herë ose 400 për qind. Sipas raportit të fundit të Odës së përmbaruesve, vitin e kaluar nga qytetarët dhe nga ndërmarrjet janë paguar 80 miliionë euro. Si vit rekord në pagesën e kërkesave llogaritet 2010-ta, kur kjo shumë arriti 95 milionë euro. Pas pesë vite e gjysmë që nga formimi i Odës së përmbaruesve, ata nga qytetarët, ndërmarrjet dhe nga shteti arritën të paguajnë më shumë se 350 milionë euro ndërsa realizimi në zbatimin e vendimeve përmbaruese arrin rreth 45 për qind.

Në të njëjtën kohë, rritet edhe huamarrja kreditore e qytetarëve dhe e ndërmarrjeve tek bankat. Sipas të dhënave të fundit që disponojmë borxhi ndaj sektorit bankar sipas kredive të përgjithshme arrin 3 miliardë e 400 milionë euro. nga kjo shumë madje 1 miliardë e 300 milionë euro kanë borxh qytetarët ndërsa sektori publik dhe privat si dhe vetëqeverisja lokale sipas kredive të marra kreditore kanë marrë borxh në vlerë prej 2 miliardë e 100 milionë eurove.

Kreditë e përgjithshme                                                   3,4 miliardë euro
___________________________________________________________
Amvisëritë                                                                      1,3 miliardë euro  
Sektori publik, privat, vetëqeverisja lokale              2,1 miliardë euro

Analiza tregon se në kuartalin e fundit të vitit 2011, ndërmarrjet kanë marrë borxh me dinamikë më të madhe se qytetarët. Në këtë periudhë vërehet rritje e huamarrjeve të ndërmarrjeve përmes kredive afatgjate edhe atë në valutë të huaj. Prej kredive të përgjithshme, 61.4 për qind janë kredi të ndërmarrjeve. Më së shumti borxh nëpër banka kanë marrë ndërmarrje të industrisë, më pas tregtia me shumicë, ndërsa në vendin e tretë është sektori i ndërtimtarisë. Qytetarët më së shumti kanë marrë kredi shpenzuese e më pas edhe kredi banesore. Analizat bankare tregojnë se më së marrin hua ata që janë me rroga më të ulëta – prej 15.000 deri në 30.000 denarë. Vetëm në kartela kreditore – qytetarët kanë borxh prej 346 milionë euro, ky borxh është më i madh se kreditë e përgjithshme për blerje ose rinovim të banesave dhe objekteve afariste, që tregon në ekspansionin e fuqishëm huamarrëse përmes kartelave kreditore.

Huamarrja kreditore e qytetarëve (fund i vitit 2011)
Kredi shpenzuese                          541 milionë euro
Kartelat kreditore                         346 milionë euro
Kreditë banesore                          314 milionë euro
Saldo negative të llogarive          153 milionë euro

Megjithatë rreziqet për shkak të pasigurisë së rritur ekonomike ngadalësoi shkallën e huamarrjes kreditore në fillim të këtij viti.
Në gjendje të likuiditetit problematik për sektorin privat dhe standardin e dobësuar jetësor të qytetarëve, rritet numri i ndërmarrjeve dhe qytetarëve që me kohë nuk mund t’i paguajnë këstet ndaj bankave. Rritet edhe saldoja e kërkesave të dyshimta dhe të rrezikshme, që sipas ekonomistëve tregon se po përkeqësohet kondicioni për pagesën e rregullt të borxheve.

Brenda vetëm një muaji, në mars në krahasim me shkurtin, kërkesat e dyshimtë dhe kontestuese në nivel të tërë sektorit bankar janë rritur  për 3 milionë euro. momentalisht, saldoja e kredive kontestuese arrin 100 milionë euro, që është edhe një tregues i cili tregon në atë se ndërmarrjet po fundosen në jolikuiditet ndërsa qytetarët në luftë për mbijetesë, gjithnjë e më vështirë i paguajnë borxhet. 

Autorja është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk 

Lajme të ngjashme