Analizë ekonomike: shtrenjtohet jetesa-goditet standardi

Shkruan: Aneta Dodevska

Çmimet e ushqimit rriten. Nuk shtrenjtohen vetëm prodhimet kryesore ushqimore, por edhe veshmbathjet, shpenzimet komunale, transporti. Të dhëna shqetësuese publikuan analistët e Bankës Botërore. Për vetëm 4 muaj – nga dhjetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti – çmimi i ushqimit në bursat botërore është rritur për 8 për qind…Rritja e vazhdueshme e çmimeve sërish hapi dilemat nëse është duke u kthyer skenari i errët i para disa viteve – kur ngjau ky ‘shok’ i çmimeve.

“Çmimi global i ushqimit është rritur për 8 për qind brenda katër muajve të fundit, e ai është 6 për qind më i ulët se i pikut historik të shkurit të vitit 2011 dhe ai i vitit kritik të vitit 2008, kur u matën çmimet më të larta të ushqimit”, qëndron në raportin kuartal të Food Price Watch.

Për 4 muaj nafta u shtrenjtua për 14 për qind, çmimi i misrit u rrit për 9 për qind, i vajit të sojës 7 për qind ndërsa i grurit për 6 për qind. A po kthehet rreziku i valës së re të shtrenjtimeve? Enti për statistika në vend për çdo muaj regjistron rritje të shpenzimeve të jetesës, gjë që tregon se çmimet jo vetëm të ushqimit, por edhe të energjisë, shpenzimeve komunale, transportit vazhdimisht rriten.

Në muajin prill të këtij viti në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar jetesa është më e shtrenjtë për 2 për qind. S’kanë të ndalur shtrenjtimet në transport – rritje prej 9 për qind, shpenzime për energjinë, ujë, derivate janë rritur për 6.7 për qind, tek restorantet dhe hotelet për 3.7 për qind. Ja sa janë rritur shpenzimet e jetesës për disa prodhime të caktuara në muajin prill në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2011.

Kafeja, çaji, kakao 5.1 %
Qumështi, djathi, vezët 4.9 %
Peshku 3.9 %
Mishi 3.6 %
Vera 3 %

Rritje dramatike gjatë muajit prill regjistroi Enti për statistikë tek shpenzimet në transport, veçmas tek komunikacioni hekurudhor – ku është regjistruar rritje prej thuajse 60 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ja vlerat për rritjen e çmimeve në transport.

Transporti hekurudhor 50.9 %
Komunikacioni ajror 6.8 %
Komunikacioni rrugor 3.5 %

Shtrenjtimet mbesin kërcënim real për standardin jetësor. Në muajin prill të këtij viti në krahasim me prillin e vitit 2010, inflacioni është rritur për 7.6 për qind, në krahasim me vitin 2009 për 8.4 për qind, ndërsa në prill të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2008 – niveli i çmimeve është rritur për 8 për qind.

Ky trend tregon rritjen e vazhdueshme të inflacionit, gjegjësisht të çmimeve të mallrave për konsum personal, vlerësojnë ekspertët. Sipas profesorit universitar Predrag Tërpevski kjo do të thotë se bie fuqia blerëse e qytetarëve. “1 denar në muajin prill të këtij viti vlen 7.6 për qind më pak se vlerësimi i denarit në vitin 2010, gjë që tregon në atë se po dobësohet standardi jetësor”,   thekson Tërpevski.

Ndonëse Banka Popullore e Maqedonisë në projektimin e vet të fundit parasheh se sivjet inflacioni do të arrijë 2 për qind, megjithatë BPM tregon për kërcënim serioz nga rritja e presionit çmimor.

“Megjithatë, rreth këtij projektimi ekzistojnë rreziqe më të theksuara rritëse, në krahasim me projektimin e kaluar. Këto janë si rezultat i pasigurisë rreth dinamikës së çmimeve botërore dhe efekteve përcjellëse të tyre direkte dhe indirekte”,  qëndron në raportin e BPM-së. Sipas projektimeve buxhetore qeveritare, inflacioni sivjet do të arrijë 2.5 për qind.

Projektimet për inflacion për vitin 2012:

BPRM 2 %
Qeveria 2.5 %

Për dallim nga projektimet e Qeverisë dhe të BPM-së, analistët botëror nuk përjashtojnë mundësinë nga rritja e mëtejshme e çmimeve. Si arsye kryesore për këtë rrezik i potencojnë: çmimin rekord që arriti nafta, krizën në eurozonë, dollarin e dobët dhe kërkesën e zmadhuar të ushqimit në tregjet e Azisë. Plotësisht, trysni mbi çmimet në edhe ndryshimet klimatike që sollën deri te pakësimi i prodhimit për shkak të dimrit polar në Evropë dhe Rusi.

Në raportin e saj vjetor, Organizata Botërore për Ushqim – FAO, tregon në atë se nga marsi deri në prill vërehet njëfarë rënie e indeksit të çmimeve të ushqimit për 1.4 për qind, por megjithatë edhe me këtë ulje, çmimet mbesin në nivel të lartë, analizon FAO. Për sivjet analistët e kësaj organizate parashikojnë zvogëlim të prodhimtarisë së grurit dhe sojës, ndërsa rritje pritet të ketë në prodhimin e sheqerit, orizit dhe qumështit.

Gruri – 3.6 %

Soja – 10 %

Sheqer + 4.6 %

Orizi + 1.7 %

Qumështi + 2.7 %

Analistët e FAO-s parashikojnë se në gjysmën e dytë të këtij viti do të stabilizohet furnizimi me ushqim, por në të njëjtën kohë do të rritet edhe kërkesa. “Çmimi i ushqimit nuk guxon sërish të rritet, me atë do të kanosej jetesa e miliona njerëzve në botë” – paralajmëroi Otaviano Kanuto, nënkryetari i Bankës Botërore për uljen e varfërisë dhe menaxhment ekonomik, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që syqelë dhe me kujdes ta ndjek indeksin e çmimeve të ushqimit.

Që ta zbus krizën në korniza botërore. Banka botërore siguron nga 2.3 miliardë racione shkollore për çdo ditë për fëmijët që jetojnë në vendet e varfëra dhe 1.5 miliardë dollarë shtesë për 40 milionë njerëzit që jetojnë në ekonomitë e pazhvilluara.

Autorja është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk 

Lajme të ngjashme