Njëzet kompani vendore morën fonde për projekte inovative

Njëzet kompani vendore prej sot do të zbatojnë projekte inovative me 80 milionë denarë përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), prej të cilave 58 milionë denarë siguron Qeveria, ndërsa të tjerat Banka Botërore. Shfrytëzuesit e parave janë pesë pjesëmarrësit më të suksesshëm të thirrjes së FIZHT02 Sfidë, si dhe 15 projekte më të mira nga thirrja e katërt për instrumentet për star-ap dhe spin-of dhe për ide të komercializuara.

Marrëveshjet e përfaqësuesve të kompanisë ua ndanë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, drejtori i Fondit për Inovacione Jovan Despotovski dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni dhe Kosovë, Marko Mantonaveli.

Inovacionet janë në fokus të shtyllës së tretë nga plani qeveritar për rritje ekonomike.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.