Mkhitaryan: Mezi pres të luaj futboll sulmues te Arsenali

Pasi ju bashkua Arsenalit nga Manchester United, Henrik Mkhitaryan ka dëshirë të madhe që të dëshmohet. 29 vjeçari u bashkua në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez, i cili kaloi te United. Teksa lëvdoi trajnerin Wenger, Mkhitaryan ka adresuar stilin e futbollit që thotë se po e tërheqë atë pasi që nuk do të ketë nevojë që të ketë mendësi defensive sikurse me Mourinhon, njofton Telegrafi.

“Natyrisht se është shumë me rëndësi që të kesh respekt për menaxherin. unë e njoh atë, ai është kërkues dhe i pëlqen që të eksploroj”.

“Ai ishte një prej aryseve që t’i bashkohet Arsenalit ashtu sikurse të gjithë e dinë se ai është menaxher i mirë”.

“Mënyra se si luan Arsenali e bën atë klub atraktiv, sidomos futbolli ofensiv është ajo që më ka tërhequr”, u shpreh Micky.

Mkhitaryan ka një total prej 63 paraqitjesh për Unitedin në të gjitha garat, ku ai ka shënuar 13 gola.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.