Zhbogar pret që Maqedonia të arrijë konsensus nacional për çështjen e emrit

Është shumë lajm i mirë që ndërmejtësi për emrin Methju Nimic erdhi në rajon, sepse vetëm përmes dialogut mund të gjenden zgjidhjet më të mira, tha sot ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, duke u përjgigjur në pyetjet e gazetarëve për pritjet e BE-së nga vizita e Nimicit dhe nga procesi negociues për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mendoj se gjatë disa muajve të kaluar pamë shumë kontakte mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe mendoj se mund ta quajmë atë si periudhë të ngrohjes për negociata. Gjithashtu, pamë se kishte takim mes kryeministrave të të dy shteteve në Davos”, tha Zhbogar gjatë vizitës së sotme në komunën Konçe.

Sipas tij, BE i mbështet ato takime dhe kontakte, ndërsa vizita e ardhshme e Nimicit është indikator i mirë që ënegociatat mund të fillojnë dhe se mund të japin ndonjë rezultat që do të jetë i kënaqshëm për të dyja palët.

“Si Bashkim Evropian ne jemi shumë të lumtur kur pamë se u mbajt takim i liderëve politik të vendit tuaj të shtunën e kaluar në mënyrë që të mund të bisedojnë për këtë çështje strategjike. Shpresojmë se do të mund të gjendet konsensus nacional rreth kësaj çështje”, tha ambasadori Zhbogar.

Shtoi se janë të mëdha pritjet e BE-së nga konferenca e ardhshme për Ballkanin Perëndimor, e cila duhet të mbahet javën e ardhshme, dhe nga takimi i Këshillit të Evropës në qershor.

“Për BE-në paraprijnë muaj interesantë dhe tashmë javën e ardhshme mund të them se Komisioni evropian do ta publikojë strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Ende është herët të them diçka më konkretisht, por kjo strategji paraqet vizion të BE-së se si e sheh rajonin më tutje në procesin e zgjerimit. Kuptohet se do të duhet të presim deri javën e ardhshme dhe muajt e ardhshëm dhe madje deri në qershor kur kemi takim të Këshillit të Evropës”, tha euroambasadori.

Theksoi se nga takimi pritet të sillen shumë vendime të rëndësishme, të cilat janë të lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe se shpreson që mund të hapen negociata parainkuadruese me disa vende nga Ballkani Perëndimor.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.