Incident në Gostivar, plagosen me thika 3 nxënës (FOTO)

Dy nxënës të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar, S.A dhe A.A nga Vrapçishti, kanë përfunduar në Qendrën Klinike në Shkup si pasojë e plagëve të marrame thikë gjatë një përleshje këtë pasdite ndërsa një tjetër kurohet në spitaline  Gostivarit. Zënka ka ndodhur rreth orës 13.00 në rrugën Zhivko Brajkovski, afër shkollës së mesme ekonomike ku 10-12 nxënës shqiptar nga fshati Çegran, përderisa kanë qëndruar në një lokal aty pranë kanë filluar të përleshen me rreth 40-50 nxënës turq nga fshati Vrapcisht. Sipas dëshmitarëve okular përleshja ka filluar me grushta e shkelma ndërsa më pas njëri nga nxënësit ka sulmuar me thikë, transmeton Alsat-M. 

Megjithatë informacionet e para që kanë kirurgët thonë se plagët nga thika janë sipërfaqësore por përsëri deri në përfundimin e analizave dhe incizimeve nuk mund të japin konstatime.

Alsat-M pyeti nga afër disa nga pjesëmarrësit e zënkës dhe sipas tyre arsye e zënkës është një lidhje dashurore mes të rinjve dhe se pjesë e zënkës përveç nxënësve kanë qenë edhe disa të rritur.

gostivar -thika

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.