ELEM thotë se në Maqedoni nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike

“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet edhe pse nga fillimi i vitit ELEM blenë energji me çmim të shtrenjtë” deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë ELEM, Kristijan Mickoski, në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në TEC Manastir.

“Rrymë kemi blerë në nëntor dhe dhjetori, ndërsa në janar e kemi blerë me çmim të shtrenjtë, pastaj e shesim me çmim më të ulët. Ne do të tentojmë të blejmë energji të lirë në qershor, kur edhe do të mbarojë viti i rregulluar”, deklaroi Mickoski.

Humbja e energjisë elektirke, sipas tij, do të kompensohet nga rritja e prodhimit të energjisë elektirke për 10% në tre mujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe me uljen e çmimit në muajt mars dhe prill. Nga ELEM gjithashtu thonë se tani janë në gjendje të favorshme financiare.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.