Burg për jetimin që guajti me gur autobusin e kombëtares serbe

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 18-vjeçarin, Marsel Qeleshi, që qëlloi me gur autobusin ku udhëtonte Kombëtarja serbe.

I pandehuri Marsel Qeleshi është dënuar me 6 muaj burg për dy vepra penale, “veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Gjykata vendosi dënimin me 4 muaj burg për, 18-vjeçarin që u gjykua në gjendje të lirë nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli.

Ai ka përfituar uljen e një të tretës së masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të tij me burg.

Sipas vendimit të gjykatës, ai do të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për një periudhë 18-mujore. Gjatë kësaj kohe, Qeleshi urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar. Marsel Qeleshi u bë protagonist mbrëmjen e 8 tetorit, kur qëlloi me një gur autobusin e Kombëtares serbe të futbollit, në momentin që ai po kalonte te Rruga e Durrësit në kryeqytet.

Pas ngjarjes ai pretendoi se e kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje ndaj tifozëve serbë, që dhunuan futbollistët shqiptarë në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.