Trondit specialisti i basteve: U luajtën shuma të mëdha për Serbinë

Në fillim u dukë si thashethem normal tifozësh pas një humbje të rënd si ishte ajo ndaj Serbisë në Elbasan Arena. Por tashmë duket se mes aludimeve për shitje ndeshje, fiksime rezultati dhe ëdo paragjykim tjetër, ka një fakt në aspektin e koeficentëve.

Minuta90.com duke investiguar lidhur me “shashkën”që hodhi një tifoz nga Laci me emrin Enea tek emisioni Zonë e Lirë i gazetarit të mirënjohur Arian Cani, nuhati se dicka nuk shkonte në luhatjen e koificentëve. Të thuash që ndeshja ndaj rivalit të urryer të tifozëve tanë ishte e shitur është shumë e rëndë.

Ky portal lajmesh sportive ka kontaktuar me një specialist bastesh, dikënd që e ka profesion dhe e kupton më se miri këtë botë. Emri i specialistit të bastëve dhe koificentëve nuk bëhet publikë për të ruajtur anonimatin e tij, por e rëndësishme është të lexojmë përshkrimin e tij.

– Përshëndetje, mund t’na tregoni dicka për ju, sa i njihni bastet, cfarë lidhje keni ju?

Përshëndetje, unë kam mbi 10 vite që merrem me kuotat e basteve. Bastet i njoh shumë, pasi rruga që ndiqet për to është Azia. Bastet aziatike janë baste që mund të përdoresh shuma të mëdha pa rënë shumë në sy për ato që nuk i njohin, por për ne që merremi cdo ditë me survejimin e Bursës e kuptojmë fare lehtë kur një ndeshje ka luhatje në koeficent. Unë këtë gjë e kam punë dhe zanat të përditshme, pasi unë si individ merrem me baste “Change” që do të thotë luajë në burs me koficentin.

– Janë hapur zëra se ndeshja e Shqipërisë është e shitur. Bazuar në njohurin tuaj a kanë baza këto akuza, në bazë të asaj që ju keni ndjekur me lëvizjet e koificentëve të ndeshjes?

Të jem i sinqertë luhatje ka pasur shumë, sa që binte në sy cdo gjë duke filluar që 2 ditë para ndeshjes teoria që bursa ka është që askush nuk vendos lekë për të humbur vet. D.m.th
koeficenti që ka rënë në favor të Serbisë nuk ka rënë kot, dikush ka ditur diçka. Aq më tepër që ishte një rënie drastike prej 60 pikësh që më aq sa marr vesh unë, i bie të jenë luajtur miliona euro.

Pra në njohurin tuaj i bie që ndeshja me Serbinë ka qenë e kurdisur? Na e shpjegoni pak cështjen e pikëve, për ata që se kuptojnë dhe nga dilni në konkluzion që janë luajtur miliona euro?

Atëherë për të kuptuar cështjen e pikëve në bursë na jepet koeficenti fillestar dhe për të vendosur lekët na jepet shuma minimale dhe ajo maksimale. Koeficenti në burs bie për cdo pikë që luhet në shumën maksimale, që do të thote maksimumi i bastit ka qenë 50 mijë euro. Duke e shumëzuar 50 x 60 pikë baraz diku me përafërsi 3 milionë euro. Fiks ka pas rënie 80 pikë. Ka dal me kof 3.15 fitorja e Serbisë dhe ka përfunduar me 2.35. Diku tek 80­90 pikë.

– Nga 1 në 100, ju personalisht sa shanse i jepni mundësis që ndeshja të jetë shitur, pra të jetë bastuar në favor të Serbisë me informacione? Dhe përse aludohet që mund të jetë bastuar nga Shqipëria, ata që sic ju thoni kanë ditur dicka, mund të jenë në cdo vend të botës?

Ky lloj basti futet tek 75% pasi di të them edhe këtë që se harroj kurrë që dy rezultatet e sakta më të goditura ishin 0­1 dhe 0­2 ! Për këtë jap jetën. 0­1 kuotohej 4.5 dhe 0­2 kuotohej në 9.

– Në këtë këndvështrim, ndeshja i bie të jetë shitur. Cila është rruga që këshilloni për të ndjekur nëse dikush do që të zbulojë të vërtetën?

Që në këtë ndeshje janë vënë baste të cmendura për fitoren e Serbisë kjo as që diskutohet, por kompania që survejon të gjitha bastet online është Bet Radar, e cila mund të vulosi gjithcka se nga ku janë vënë bastet, edhe se sa janë vënë. Bastet që janë luajtur në atë ndeshje janë: Fitore, barazimi ndahet për Serbinë. Fitore barazimi humbet gjysmën e bastit dhe fitore e Serbisë në kokë. Kjo do të thotë që ato baste janë nisur me gjysmë bindje.

Marrë nga minuta90.com

Tags

Lajme të ngjashme