Mavraj: Ju duam dhe jemi krenarë, pavarësisht rezultatit

Mërgim Mavraj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur krenarinë për kombin e tij para ndeshjes kundër Serbisë.

“Pavarësisht se si do të jetë rezultati në fund të ndeshjes, dashuria dhe krenaria jonë për ju është e pafund…”.

“Falënderojmë Zotin që sot fanellën kuqezi e përfaqësojnë djem kaq guximtarë, por mbi të gjitha modestë!”.

“Dinjiteti na solli deri në pikën aktuale dhe sot jam i sigurt që do të na gëzoni zemrat dhe shpirtin. Mbështetja jonë për ju është e pamasë…”.

“Faleminderit pafund për gjithë këto momente që po na e bëjnë zemrën mal, nuk do të harrohen kurrë! Forca Shqipëri, je më e mira!”, ka shkruar Mavraj në Instagram.

Mbrojtësi i Kolnit nuk mund t’i ndihmojë Kombëtares pasi është i lënduar.

Tags

Lajme të ngjashme